Ambasada Gjermane organizon turneun e tetë ndërkombëtar të futbollit
Janë gjithsej 16 ekipe, të cilave iu duhet të tejkalojnë sfidën për të fituar titullin. Këtu bëjnë pjesë ekipet e institucioneve vijuese pjesëmarrëse: Ambasada Gjermane Prishtinë, Zyra e Auditorit, Seniorët e KF Prishtina, Ministria e Punëve të Bredshme, Policia e Kosovës, Fondacioni Konrad Adenauer, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Mjedisit, Ministria e Integrimeve, Agjensioni i Privatizimit, Ambasada Zvicerane, UNDP, Ambasada Amerikane, Ambasada e Shqipërisë dhe Agjencioni Anti-Korrupcion.
Turneu do të hapet zyrtarisht në orën 09:30 me një marsh të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe fjalën përshëndetëse të ambasadores gjermane znj. Angelika Viets në stadiumin e FC-Prishtinës.
Loja zhvillohet në fushë të vogël në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:55.
Çerekfinalja, gjysmëfinalja, ndeshja për vendin e tretë do të mbahet ndërmjet orës 15:15 dhe 18:20, ndërkaq fituesi i turneut do të merret vesh gjatë ndeshjes finale që do të mbahet në orën 18:30.
Sh