Alves godet dhunshëm Xhemailin
Ankara, 20 tetor - Mbrojtësi i Fenerbahçes, Bruno Alves, i shtoi karrierës së tij një tjetër ndërhyrje të ashpër.
Futbollisti i ashpër portugez, Bruno Alves, bëri një tjetër ndërhyrje tejet të rrezikshme.
Mbrojtësi i Fenerbahçes e goditi me këmbë në shpinë futbollistin shqiptar të Galatasarayt, Blerim Xhemaili në derbin turk.
Për një gjest të tillë, Alves mori karton të kuq direkt.