Alonso zëvendësuesi i Pirlos te Juventusi
Torino, 14 nëntor - Juventusi mendon për spanjollin Xavi Alonso si alternativë e mundshme për Andrea Pirlon, nëse mesfushori italian nuk do të rinovojë kontratën në fund të këtij sezoni me kampionin aktual të Italisë.
Të dy futbollistët janë në muajt e fundit të kontratave të tyre dhe në afatin e ardhshëm veror të transferimeve do të jenë me parametra zero, nëse do të vendosin që të mos rinovojnë kontratat ne klubet e tashme.
Pirlo për momentin është një prej lojtarëve kyç të formacionit të bardhezinjve, por rendimenti i tij në këtë sezon të tretë në Juventus Stadium ka qenë shumë i luhatshëm.
Për më tepër Pirlo do të jetë në sezonin tjetër 35-vjeç, ndërsa investimi tek Xavi Alonso, të cilit i është bërë e qartë që nuk do të jetë më pjesë e Realit, do ti garantonte kampionëve të Italisë një futbollist tre vjet më të ri.