Alonso rinovon kontratën me Real Madridin
Prishtinë, 9 janar - Mesfushori 32-vjecar, Xabi Alonso të cilit i skadonte kontrata me Realin e Madridit në Qershor të 2014 ka rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin merenges edhe 2 sezone të tjera me opsion rinovimi edhe një vit.
Çka do të thotë se Alonso do ta mbajë veshur fanellën e gjigantëve spanjollë të paktën deri në Qershor të 2016.
Në bazë të kontratës së re, mesfushori do të ketë një rritje të ndjeshme të pagës, nga 4 milionë që përfiton aktualisht në 6 milionë euro në sezon.
Me këtë ofertë Reali ka shuar cdo shpresë të Juventusit apo ekipeve të tjera të Premier Leagues për siguruar shërbimet e Alonsos, pasi askush nga klubet e mëdha europiane nuk mund ti ofrojë kaq shumë para.
Edhe pse tratativat për rinovimin me Alonson patën uljen-ngritje, në fund lojtari vendosi të mos largohej nga kryeqyteti spanjoll, edhe pse pas 1 Janarit ishte i lirë të bisedonte me cdo klub.
Xabi Alonso mbërriti në Santiago Bernabeu në Qershor të 2009 për shumën e 30 milionë Eurove, pas 5 viteve të suksesshme me Liverpoolin. Me Los Blancos, futbollisti bask ka luajtur në 140 ndeshje duke shënuar 4 gola.