11 Janar 2025

Alessandro Del Piero rikthehet në Europë

Londër, 8 korrik - Sipas asaj që bën të ditur portali \"Scottish Sun\", ish-lojtari i Sydney-it në kampionatin australian është shumë pranë transferimit te klubi i famshëm skocez, Celtic Glasgow.

Bëhet fjalë për një interesim që e ka zanafillën dy vite më parë megjithatë në atë kohë Del Piero vendosi të kalonte në Australi duke lënë duar bosh klubin nga \"Celtic Park\".

Kohët e fundit për 39-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera megjithatë ish-kapiteni legjendar i Juventusit ka vendosur të përvojë veten në kampionatin skocez përpara se t’i japë fund karrierës së tij.

\"Scottish Sun\" bën gjithashtu të ditur se ka pasur një telefonatë mes Del Pieros dhe trajnerit të emëruar së fundmi në stolin e Celticut, Ronny Delia që mori vendin e të larguarit Neil Lennon.

Në këtë telefonatë Delia i ka shprehur italianit gjithë admirimin që ka për të si futbollist, fakt ky që e ka emocionuar së tepërmi sulmuesin që shumë shpejt do të marrë një vendim dhe sipas të gjitha gjasave do t’i thotë \"Po\" 45-herë kampionëve të Skocisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)