Alejandro Sabella jep dorëheqje
Buenos Aires, 30 korrik - Alejandro Sabella ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Argjentinës.
Strategu argjentinas e ka njoftuar federatën e futbollit të vendit të tij se dëshiron ti japë fund angazhimit në rolin e përzgjedhësit.
Ai arriti ti dërgojë Albicelestët deri në finale të Kampionatit Botëror 2014, ku pësuan nga Gjermania.
Vendin e 59-vjeçarit pritet ta zë ish-trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino.
Martino është favoriti kryesor, mirëpo kandidat është edhe përzgjedhësi i Kolumbisë, Jose Pekerman.