Aguero rikthehet në janar
Manchester, 31 dhjetor - Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini pret që të ketë sulmuesin Sergio Aguero në dispozicion në janar.
Argjentinasi, i cili ka shënuar 19 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, ka qenë jashtë fushave që nga fitorja prej 6-3 ndaj Arsenalit.
Pellegrini fillimisht kishte frikë se sulmuesi i tij mund të humbaste më shumë se tetë javë, por tani ka shpresa që sulmuesi do të jetë në dispozicion të Pellegrinit në fillim të vitit të ri.
Sergio është duke u rikuperuar shprejt nga lëndimi i tij.Unë mendoj se në janar ai do të jetë i gatshëm, tha Pellegrini.