Agim Ibraimi shpallet futbollist i vitit në Maqedoni
Shkup, 24 dhjetor - Futbollisti shqiptar i ekipit slloven Maribor, Agim Ibraimi u shpallë futbollist i vitit nga Federata e Futbollit e Maqedonisë.
Ibraimi u shpallë më i miri pas rezultateve të arritura gjatë këtij viti, duke debutuar në Ligën e Kampionëve me ekipin Mariborit, por duke u çmuar edhe si golashënues edhe me kombëtaren e Maqedonisë.
Dua tu uroj të gjithë atyre që u shpërblyen sonte, duke ju dëshiruar sukses në vitin 2015. Sa i përket çmimit që fitova unë, mundë të them se jam shumë krenar dhe i gëzuar që këtë nder ma bënë vendi im, theksoi Ibraimi, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Shkup.
Me çmimin futbollisti më i mirë i ri u shpërblye këtë vit Jasir Asani, anëtar i klubit futbollistik Vardar nga Shkupi, por njëherit edhe anëtar i rregullt i kombëtares U-21. Futbollistët e tjerë të shpërblyer nga federata janë: Borce Manevski, Igor Angelovski, Dejan Blazevski, Afërdita Salihi futbolliste e kombëtares së femrave të Maqedonisë, ndërsa klubi i futbollist Rabotnicki u shpallë si ekipi më fair play gjatë këtij kampionati.