Aeroplan me 3 milionë euro për skuadrën e Ganës
Rio de Zhanerio, 26 qershor - Ekipi i Ganës, Yjet e Zinj të futbollit janë duke pritur ardhjen e një aeroplan me 3 milionë dollarë të premtuar nga qeveria si kompensim për të luajtur në Kupën e Botës në Brazil.
Në fakt situata te skuadra afrikane ndryshon pak nga përfaqësueset e tjera, pasi deri më sot asnjë prej lojtarëve apo prej stafit nuk është paguar. Brenda ekipit kishte tension, gati për të shpërthyer nga momenti në moment, por zgjidhja edhe pse me vonesë ka ardhur me avion.
Yjet e Zinj kishin kërcënuar se nuk do të largoheshin nga baza e tyre stërvitore deri në momentin që paratë do ti kishin në duar.
Ekipi është fokusuar në ndeshjen kundër Portugalisë, e cila do të zhvillohet nesër dhe ata duhet të fitojnë në mënyrë që të kenë një shans për t\'u kualifikuar për në çerekfinale, tha trajneri James Kwesi Appiah para gazetarëve në Brazil. Aeroplani nuk është ulur ende, tha Sannie Daara, zëdhënësi i Shoqatës së Futbollit të Ganës, në një konferencë për shtyp.
Federata fillimisht u premtoi transferim bankar, por futbollistët këmbëngulën në pagesën kesh e kështu u desh ndërhyrja e numrit një të vendit për ti dhënë zgjidhje situatës. Lojtarët i kërkuan paratë në kesh sepse shumë prej tyre nuk kanë llogari bankare në Gana, tha Appiah.
Presidenti Xhon Dramani bisedoi në telefon me kapitenin Asamoah Gian dhe yllin e Milanit, Sulei Muntari, duke i siguruar se pakot me 3 milionë dollarë u dërguan dhe tani Gana duhet të luajë e qetë dhe e motivuar kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos.
Shanset për kalimin në raundin tjetër janë reale, vetëm se Shtetet e Bashkuara ose Gjermania duhet patjetër të humbasë.