Adriano prezantohet te Paranaense
Rio de Zhanerio, 13 shkurt - Adriano, 31 vjecari brazilian, që kishte mbetur pa ekip që prej vitit 2012, firmosi një kontratë me Atletico Paranaense, me të cilën ishte stërvitur gjatë muajve të fundit.
Pavarsisht se në disa raste nuk ishte treguar korrekt në oraret e stërvitjes, Atletico vendosi ti ofrojë atij një vend në skuadër, për një pagë mujore prej 30 mijë eurosh, e cila mund të rritet më tej në bazë të shitjes së fanellave apo paraqitjeve të futbollistit në fushë.
Vetë Adriano gjatë prezantimit u shpreh i lumtur për këtë mundësi të re, duke theksuar se është në rrugë të mbarë dhe se do të përpiqet të shënojë që në debutim për klubin e tij të ri.
Me Atletico Paranaense, Adriano mund të luajë dhe në Kupën Libertadores, pasi skuadra mundi të sigurojë një vend në fazën finale, pasi eleminoi peruanët e Sporting Cristal.