Adnan Januzaj përzgjedhet më i miri i United
Manchester, 5 shkurt - Adnan Januzaj është përzgjedhur futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit për muajin që sapo lam pas.
Adnan Januzaj mori një dhuratë të këndshmë për ditëlindje pasi tifozët e djajve të kuq nga mbarë bota e votuan si futbollistin më të mirë për muajin janar.
Talenti kosovar mori 75 për qind të votave duke mposhtur në garë Deni Uellbek dhe Kris Smollin. Pasi mori çmimin si dhe çekun prej 500 paundsh i cili do të dhurohet për bamirësi në UNICEF, Januzaj u shpreh mjaftë I gëzuar për përkrahjen e tifozëve.
Dua ti falënderoj të gjithë tifozët, shokët e skuadrës dhe trajnerin. Jam shumë i lumtur me këtë çmim dhe shpresoj të mos jetë i fundit. Shpresoj të fitoj edhe shumë të tjerë, deklaroi talneti kosovarë për ManUtd.com.
I pyetur nëse ka dëgjuar brohoritjet nga tifozët që thërrasin emrin e tij, ai tha:
Sigurisht. Më pëlqen kur ata këndojnë sepse më jep më shumë motivim, jam shumë i lumtur me këtë gjë.
Pas formës së jashtëzakonshme për Djajtë e kuq, Januzaj ka këmbëngulur se dëshiron të bëhet lojtari më i rëndësishëm i klubit.
Kam punuar shumë dhe jam përshtatur mirë në ekipin e pare. Kam luajtur disa ndeshje dhe mendoj se do të aktivizohem edhe në shumë të tjera.
Kur u pyet se cili ishte mendimi i tij për Juan Matan, Januzaj ka theksuar se dëshiron shumë nga lojtari spanjoll.
Ai është një lojtar i madh dhe mendoj se do të mësoj shumë nga ai. Është lojtar teknik dhe shumë i zgjuar. Një lojtarë që shënon gola dhe jep asist. Jemi shumë të kënaqur që e kemi Matan në skuadër përfundoi intervistën e tij Janzuaj.