Adil Rami shumë pranë Milanit
Paris, 10 tetor - Adil Rami, 27-vjeçari francez me origjinë marokiene, është shumë pranë Milanit, që e kërkon për të përforcuar qendrën e mbrojtjes.
Sipas Sportmediaset është gjetur gjuha e përbashkët mes Valencias dhe kuqezinjve për ta marrë. Drejtuesit e Milanit po lëvizin shpejt, për ta bërë të tyrin francezin, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Roma e Napoli.
Rami pritet që të bashkohet me skuadrën në janar dhe si fillim do të huazohet, ndërsa Milani ka të drejtë që ta blejë kartonin e tij plotësisht për shumën e 7 mln eurove.
Në shtator mbrojtësi ishte përjashtuar nga ekipi, pasi kishte ofenduar trajnerin e skuadrës së Valencias Xhukiç dhe pjesën tjetër të ekipit. Për të zyrtarizuar marrëveshjen, duhet që të gjendet gjuha e përbashkët për detajet ekonomike mes futbollistët dhe Milanit.
Klubi italian ka gati një kontratë 4-vjeçare, ndërsa e shikon francezin si një investim të rëndësishëm në repartin defensiv, që ka shfaqur probleme në këtë fillimkampionati.