Abidal rikthehet në Barcelona
Barcelonë, 12 nëntor - Mbrojtësi i Olympiacosit, Eric Abidal do të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, ai pritet të rikthehet në Barcelonë në një rol të ri, si drejtor teknik në shkollën e futbollit.Eric Abidal e ka ndërmend të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi i Olympiacosit pritet të përfundojë karrierën si futbollist në fund të këtij sezoni, raportojnë mediat italiane. Por, angazhimi i tij në sportin e futbollit nuk do të ndalet me kaq.
Abidal pritet të kthehet në Barcelonë duke filluar një karrierë të re si zyrtar i gjigantit katalan. Barcelona i ka ofruar ish mbrojtësit të saj një detyrë të drejtorit teknik në shkollën e futbollit.Abidal ishte futbollist i Barcelonës gjatë periudhës 2007-2013.