6 ish-zyrtarë të FIFA-s, në listën e më të kërkuarve
Zyrih, 3 qershor - Interpoli i ka futur në listën e personave më të kërkuar, gjashtë persona të cilët lidhen me aferat në FIFA. Kjo gjë është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, që do të thotë se ata mund të arrestohen kudo që të udhëtojnë.
Sot Interpoli ka njoftuar se ka nisur kërkimin për kapjen e dy ish-zyrtarëve të udhëheqësisë së organit më të lartë të futbollit në botë, dhe katër drejtuesve të koorporatave, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e shantazhit, konspiracionit dhe korrupisionit.
Në mesin e të akuzuarve është edhe zevendëspresidenti i FIFA-s, Jack Warner nga Trinidadi dhe ish-anëtari i komitetit ekzekutiv Nicolas Leoz nga Paraguaji. Persona të tjerë në listën e kërkimit të Interpolit janë edhe argjentinasit Alejandro Burzaco, vëllezërit Hugo dhe Mariano Jinkis dhe braziliani Jose Margulies.
Ky njoftim vjen një ditë pasi Sepp Blatter ka hequr dorë nga posti i presidentit të FIFA-s, pas aferës së madhe të korrupsionit në këtë organizatë.
Më 27 maj, policia zvicerane arrestoi shtatë zyrtarë të FIFA-s pas akuzave të ngritura nga SHBA-të për korrupsion.