500 shqiptarë të Preshevës në Beograd
Preshevë, 10 tetor - 500 shqiptarë të Preshevës kanë bërë të ditur se do të jenë në Beograd për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Edhe pse Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar që shqiptarët të mos jenë të pranishëm në stadium apo dhe në territorin serb, qytetarët e Luginës së Preshevës kanë bërë të ditur se kanë blerë tashmë 500 bileta dhe do të jenë atje.
Dihet tashmë që ata kanë pasaportë serbe dhe nuk iu nevojitet gjithashtu të kalojnë kufirin.
Mësohet gjithashtu se biletat janë shitur me një çmim edhe më të madh sesa janë realisht duke përfituar nga interesimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një krahinë me popullsi shqiptare në territorin serb.
Gjithsesi, edhe për këtë pritet të kuptohet nëse do të ketë ndonjë qëndrim policia dhe Federata serbe.