250 milionë euro për të blinduar Messin
Manchester, 18 mars - Gjithçka e kryer përsa i përket rinovimit, i shtati që prej 2005-ës, për Lionel Messin me Barcelonën.
Blerja e Neymar dhe shifra e lartë e paguar për yllin brazilian \"detyruan\" blaugranat të fusin duart në portofol për të qetësuar katër herë fituesin e \"Topit të Artë\", për të cilin kishte një presion të madh nga PSG dhe Manchester City.
Siç shkruan sot gazeta madrilene \"AS\", Messi do të përfitojë plot 50 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, për një operacion që në total do ti kushtojë Barcelonës plot 250 milionë euro.