22 ekipe, janë kualifikuar deri tani për në Botërorin 2014
Brasil, 17 nëntor - 22 ekipe, duke përfshirë vendin organizator Brazilin, janë kualifikuar deri tani për në Botërorin 2014, ndërkohë që javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e play off.
Nga 32 vende që do të marrin pjesë (shorti me 6 dhjetor), janë edhe 10 vende që presin kualifikimin.
Nga zona evropiane janë kualifikuar Holanda, Italia, Belgjika, Zvicra, Gjermania, Spanja, Anglia, Rusia dhe Bosnja.
Nga zona e Azisë janë kualifikuar Japonia, Australia, Irani, Koreja e Jugut.
Nga Amerika e Jugut janë kualifikuar Brazili (vendi organizator), Argjentina, Kolumbia, Kili, Ekuadori.
Nga zona e CONCACAF (Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet) janë kualifikuar SHBA, Kosta Rica, Hondurasi.
Nga zona e Oqeanisë nuk ka të kualifikuar ende.
Nga zona e Afrikës është kualifikuar Nigeria.