Zyrtarët Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhurojnë gjak
Nga ora 10:00 në Selinë Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në prani të ekipeve të QKUK-së të transfuzionit të gjakut u organizua aksion humanitar ku dhuruan gjak rreth 17% e stafit te selisë Qendrore të AKP-së.
Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe ka treguar gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.
Aksioni ishte në vazhdën e solidaritetit me festat e nëntorit të dhurimit të gjakut me moton Dhuro gjak shpëto një jetë me çrast falënderojmë stafin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për gatishmërinë e treguar dhe gjithashtu falënderojmë stafin e AKP-së për pjesëmarrje.