08 Janar 2025

Zika rrezik gjatë Olimpiadës në Brazil

Brazilia, 14 maj - Ekspertët e Shëndetësisë kanë paralajmëruar Brazilin se “virusi Zika mund të përhapet në kohën e zhvillimit të Lojërave Olimpike”.

Sipas tyre, mushkonja e rrezikshme që qarkullon në vend mund të infektojë më shumë se gjysmë milioni vizitorë, të cilët do të shkojnë në Brazil për të ndjekur nga afër maratonën e gjatë të lojërave.

Ndërkohë, ekspertët kanë dalë në përfundimin se ky virus është i përhapur në më shumë se 50 vende, por Brazili mbetet ende një nga shtetet më të prekur.

Numri i foshnjave me kokë të deformuar dhe tru të pazhvilluar është tepër i lartë. Ende nuk ekzistojnë masa konkrete për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kura nuk është gjendur akoma.

Në të njëjtën kohë, ekspertët e shëndetësisë thonë se, përpara sesa të presin biletën e Lojërave Olimpike, mijëra vizitorë duhet të mendojnë se po shkojnë drejt e në zemër të epidemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)