09 Janar 2025

Zëvëndësministri Sadiku priti shoqatën e pacientëve me Leukemi

Prishtinë, 19 shtator - Zëvëndësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësuesit e “Asociacionit Kosovar për Përkrahjen e Pacientëve me Leukemi Kronike” (CML Kosova).

Kryetari i kësaj shoqate, z. Jeton Lika, e njoftoi Zëvendësministrin Sadiku me qëllimet, angazhimet dhe problematikat me të cilat ballafaqohen pacientët e diagnostifikuar me CML (Leukemi Kronike Myeloide), për sigurimin e terapisë si dhe çështjet të tjera me rëndësi për pacientët.

Zëvendësministri Sadiku i ka njoftuar ata me angazhimet e Ministrisë për të siguruar shërbime sa më adekuate shëndetësore për qytetarët e vendit dhe theksoi se MSh do të angazhohet për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme për këtë kategori pacientësh, në përputhje me protokollet ndërkombëtarë për trajtimin e tyre.

Në këtë takim, u bë e ditur se më 22 shtator, edhe në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Leukemisë Kronike Myeloide me aktivitete të ndryshme.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)