05 Janar 2025

VV: Krimi i organizuar PDK-LDK në shëndetësi

Prishtinë, 31 janar - Udhëheqësi i Komitetit për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje! (VV), Mirsad Shkreta, , ka deklaruar se ka ditë që qytetarët e vendit janë tronditur për mënyrën se si është trajtuar shëndeti i tyre dhe i familjarëve. 

Për hir të sqarimit të opinionit problemi i fundit i lidhur me Klinikën e Kardiologjisë është vetëm një nga problemet e shumta në shëndetësinë e Kosovës për të cilat VETËVENDOSJE! iu ka njoftuar disa herë e që janë edhe sektori i onkologjisë, farmaceutikës, etj.

Në një konferencë për medie, ai ka theksaur se kjo situatë është produkt i skemave përfituese të klaneve të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar e të mbështetura nga partitë politike në pushtet.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë përgjegjëse direkte për politikat, monitorimin dhe funksionimin e gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë. Siç dihet të dy Ministrat edhe Agani dhe Rrahmani kanë prerë shiritat për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë dhe e njëjta nuk funksionon ende.

Edhe ish Kryeministri Thaçi dhe ky i tanishmi Mustafa kanë lejuar madje kanë ndihmuar që kjo skemë e krimit e organizuar të mirëmbahet dhe të avancohet. Këtë e kanë realizuar jo vetëm përmes Ministrave të Shëndetësisë por edhe përmes lidhjeve parapolitike që kanë zaptuar çdo sektor në shërbimin tonë spitalor qoftë publik qoftë në atë me kapital privat.

Aktorët direkt të kësaj skeme kriminale janë Sekretarët permanent nga Ilir Rracaj deri te Gani Shabani përmes Drejtorit të SHSKUK, Curr Gjocaj e deri te Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Gani Bajraktari. Secili prej tyre veç e veç e të organizuar kanë lidhje direkte me partitë në pushtet.

Kjo skemë është legjitimuar nëpërmjet Legjislacionit për Shëndetësinë. Si dhe nga Udhëzimet Administrative të Ferid Aganit deri tek ky më i fundit i Imet Rrahmanit, të cilat kanë shkatërruar kryesisht sektorin publik.

Edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë dhënë leje për institucione private madje dhe brenda oborrit të QKUK-së për të cilat kemi denoncuar në vijimësi. Tanimë po shihet qartë se kjo nuk ka qenë për të zhvilluar e përmirësuar mundësitë e shërbimeve mjekësore por për të forcuar linjën e zhvatjes së parave publike.

Fondi 6 milionësh për shërbime që nuk u realizuakan dot në QKUK por që sipas udhëzimeve duhet të shkojnë në spitalin më të afërt privat është nyja nga ku kjo skemë kriminale edhe vjedh paratë e buxhetit të shtetit edhe vë në rrezik jetën e pacientëve.

Zgjidhja e vetme që na nxjerr nga ky kurth i krimit të organizuar dhe shthurjes institucionale është largimi sa i më shpejtë i bartëseve të këtij mentaliteti të cilët vijojnë ende të qeverisin edhe pse kanë shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj që ia ka penguar realizimin e përfitimeve materiale.

Është i domosdoshëm reagimi i përbashkët dhe sa më masiv në protestën e radhës e cila do të mbahet me 17 shkurt në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)