Virusi "Zika" zbulohet në ShBA, Irlandë dhe Australi
Teksas, 3 shkurt - Shteti i Teksasit ka raportuar rastin e parë të virusit "Zika" të transmetuar lokalisht në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet thanë se pacienti ishte infektuar pasi kishte pasur marrëdhënie seksuale me një të sëmurë të kthyer nga një vend i prekur nga virusi.
Ndërkohë, Irlanda dhe Australia kanë raportuar nga dy raste të virusit \"Zika\", por pacientët janë shëruar.
Zika transmetohet kryesisht nëpërmjet mushkonjave dhe besohet se shkakton defekte në lindje, të tilla si mikrocefalia, siç quhet lindja e foshnjave me koka më të vogla se normalisht.