Virusi zika po infekton vende të reja
Gjenevë, 9 shtator - Me shtimin e vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga virusi Zika, zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha se ky virus do të vijojë përhapjen dhe do të ndikojë të gjitha vendet dhe rajonet ku ekzistojnë mushkonjat e llojit Aedes.
Tarik Jasarevic shtoi se Zika vijojë të përhapet rreth e rrotull globit me hapa të shpejtë prandaj në të gjitha vendet ku ekziston mundësia e prekjes nga ky virus duhet të marrin masa dhe të vijojnë përpjekjet për kontrollin e mushkonjave, për dhënien e informacionit të duhur mbi mënyrat e prekjes nga ky virus si dhe duke garantuar shërbimet mjekësore për parandalimin dhe trajtimin e tij.
Deri në mesditën e 7 shtatorit, në Singapor, u regjistruan 8 raste të reja të prekjes nga Zika, duke e çuar në 283 numrin e përgjithshëm të të prekurve atje. (X