Vihet gurthemeli i Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan
Gjilan, 7 qershor - Ministria e Shëndetësisë organizon vënien e gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan.
Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa; Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani; drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani; kryetari i Gjilanit, Lutfi Hazir; profesionistë shëndetësore dhe qytetarë të kësaj komune.
Fillimi i punimeve, përkatësisht vënia e gurthemelit do të bëhet në oborrin e Qendrës Spitalore, afër Institutit të vjetër në Gjilan duke filluar nga ora 12:45.