UNDP dhe UNV me fushatë për mjedisin dhe shëndetin #ecokosovo
Prishtinë, 17 nëntor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) do të lansojnë sot një online fushatë avokimi për mjedisin dhe shëndetin.
Qëllimi I fushatës së titulluar #ecokosovo është ndërgjegjësimi mbi mjedisin ku jetojmë dhe implikimet në shëndet si dhe krijimi i një hapësire ku qytetarët e Kosovës mund të shprehin mendimet e veta për këtë temë përmes imazheve që më së miri pasqyrojnë situatën aktuale në Kosovë.
Për këtë qëllim, ftojmë qytetarët të dërgojnë deri në pesë (5) fotografi që janë realizuar në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe të pa-publikuara më parë, me një përshkrim të shkurtër dhe hash-tag #ecokosovo.
Fotografitë mund të dërgohen në Facebook, Twitter dhe Instagram nga 17 nëntori deri më 6 dhjetor 2016. TTri foto më të mira, të përzgjedhura nga një juri profesionale, do të shpërblehen.