05 Janar 2025

Të stabilizohet puna në shërbimet kardiologjike

Prishtinë, 28 janar - Bordi Drejtues në takimin e jashtëzakonshëm  ka shqyrtuar  situatën  e përgjithshme të krijuar në Klinikën e Kardiologjisë, mes tjerash edhe  qëndrimin e  prokurorisë,  FSHSHSK-së dhe  po ashtu pakënaqësinë e  kardiologëve dhe pezullimin e punës nga ana e tyre.

1   Duke ju referuar situatës së krijuar pas pezullimit  të punës nga kardiologët,  Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm  kanë informuar Ministrin e Shëndetësisë dhe presin që ai të koordinoj takimet eventuale me organet relevante, po ashtu pret rezultat nga takimi ndërmjet Federatës Sindikale të Shëndetësisë dhe Prokurorisë së Shtetit.

2  Bordi Drejtues është njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm se shërbimi emergjent është mbuluar 24-orë  dhe pa  pengesa, qoftë në Klinikën Emergjente dhe në kujdestari.

3 Bordi  mirëpret gatishmërinë e prokurorisë për të qartësuar gjërat dhe për të mos u njollosur  të gjithë kardiologët dhe mantebardhët.

4.Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori Gjocaj të ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë të stabilizohet puna edhe në shërbimet jo emergjente kardiologjike.

5 Drejtoria e Shërbimit Spitalor do të përcjellë situatën nga afër dhe po angazhohet që asnjë qytetari të mos i mungoj ndihma apo shërbimi emergjent kardiologjik, përderisa kërkon mirëkuptim nga pacientët që nuk kanë marrë shërbimet jo emergjente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)