08 Janar 2025

Të pasurit e sektorit të varfër

Prishtinë, 12 qershor - Njerëzit të cilët udhëheqin me sektorin e shëndetësisë në Kosovë kryesisht janë të pasur. Pos banesave dhe tokave ata kanë në konto mijëra euro të kursyera. Pasuria e tyre është rritur prej vitit të kaluar

Ndonëse sistemi shëndetësor i Kosovës po vazhdon të përjetojë ditë të rënda, gjendje krejtësisht tjetër ekonomike kanë udhëheqësit e këtij sektori.

Para të gatshme në xhirollogari, pasuri të paluajtshme e orendi të shtrenjta shtëpiake kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga deklarimet e pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se udhëheqësit e sektorit të shëndetësisë posedojnë paluajtshmëri prej qindra mijëra eurosh, duke përfshirë edhe shtëpi e vetura luksoze, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nga deklarimet që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk ka ndryshime të mëdha nga pasuria që ka deklaruar një vit më parë.

Edhe sivjet, po sikurse vitin e kaluar, Rrahmani ka deklaruar se ka në pronësi si pasuri të paluajtshme një shtëpi prej 100 metrash katrorë, të blerë me vetëfinancim. Ai po ashtu është pronar i 2400 metrave katrorë të malit dhe të një lokali prej 50 metrash katrorë që figuron në listën e paluajtshmërive të ministrit Rrahmani.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)