05 Janar 2025

Stresi, shkaktar i infarktit

Washington, 18 janar - Një studim i profesorëve nga universiteti “Binghamton” ka treguar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë shkaktar i infarktit te njerëzit.

Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut. Më pas, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës.

“Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, ka deklaruar profesor David Davies nga universiteti i “Binghamton”.

Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)