Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës organizon Kongresin e 2-të
Prof.Naser Salihu Kryetar i SHOFK ka thënë së edukimi i vazhdueshëm profesional si dhe shkëmbimi i përvojave me kolegë nga vendet e ndryshme është një nga synimet Shoqatës se Oftalmologëve të Kosovës.
\"Kongresi qe po e organizojmë është një hap ne përmbushjen e ketyre qëllimeve.\"
\"Duke u bazuar ne temën e kongresit Trajtimet e avancuara ne oftalmologji, ne kemi përgatitur një program te avancuar shkencor qe do te trajtoj shume problematika nga praktika juaj e përditshme\", ka theksuar Salihu.
Programin do ta pasurojnë edhe një numër i madh i ligjëruesve ndërkombëtare te cilet do ti ndajnë me ne përvojat e tyre ne diagnostikimin dhe trajtimin modern te shume sëmundjeve te cilat ne i hasim çdo dite ne praktiken tone.
Në kongres do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës si dhe 25 ligjërues eminentë nga rajoni dhe Evropa.
Kongresi është i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë me 10 pikë për ligjëruesit dhe 8 pikë për pjesëmarrësit.