Shënohet Dita Ndërkombëtare e Astmës
Prishtinë, 27 maj - Organizuar nga Iniciativa Globale për Astmë (GINA) shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Astmës.
Shënimi i kësaj dite në Kosovë do të bëhet përmes mbajtjes së Simpoziumit të V-të ndërkombëtar, kushtuar kësaj sëmundjeje.
Simpoziumi mbahet duke filluar nga ora 9:00 në Restaurantin Natyral, në kilometrin e tretë të rrugës Ferizaj Gjilan.
Simpoziumi është i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria Komunale për Shëndetësi e Komunës së Ferizajt.