Shënohet Dita Botërore Pa Duhan
Prishtinë, 31 maj - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë dhe Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) sot shënohet 31 Maji-Dita Botërore pa Duhan.
Motoja e kësaj dite për sivjet në nivel ndërkombëtar është \"Bëhuni gati për paketime të standarizuara\".
Pjesëmarrës në shënimin e kësaj dite janë, Koalicioni Anti-Duhan, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të agjencive të Kombëve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar, të rinjtë dhe përfaqësues të medieve.