06 Janar 2025

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Prishtinë, 7 prill - Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë - Zyra në Prishtinë, bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-ës dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës shënojnë sot Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media.

Tema që kësaj here i dedikohet Ditës Botërore të Shëndetit është Diabeti, ndërsa, motoja: “Bëhu aktiv-Lufto diabetin”.

Folës në konferencë do të jenë: Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Shefi i OBSH-së Skender Syla, Dr. Iliriana Goranci nga Klinika e Endokrinologjisë dhe z. Ardian Bublica nga Shoqata e Diabetikëve të Prishtinës.   

 Si të humbni peshë nëse jeni me mbi peshë ose obez?

Fillo me aktivitet fizik – ecja është fillim i mbarë! Ecni çdo ditë ose së paku 3 herë në javë për 30-60 minuta.

Hani mëngjesin, merrni tri racione kryesore të ushqimeve

Llogaritni kaloritë që i merrni ose pakësojeni ushqimin të cilin e keni marrë deri më tani

Konsumoni më shumë ushqime me fibra si pemë, perime, bishtaja dhe drithëra

Mos i harroni mes-ushqimet, ato ju ndihmojnë të konsumoni më pak ushqime kryesore dhe nuk ju lejojnë të ndjeheni të uritur

Planifikoni të humbni peshë për një periudhë së paku 6 mujore dhe mos kërkoni rezultate të shpejta dhe jo të qëndrueshme 

Përdorni ushqime që kanë më pak kalori dhe më shumë sasi! 

Çka është ushqimi i shëndetshëm?

Ushqimi i shëndetshëm ka të bëjë me marrjen adekuate të sasive të ushqimit, të pasura me elemente nutritive, të cilat i duhen organizmit tonë për të pasur një jetë të shëndetshme.

Ushqimi i shëndetshëm rekomandohet për çdo njeri, pa dallim moshe dhe gjendje shëndetësore.

Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm përdorni:

sa më shumë perime, bishtaja dhe pemë

drithërat sidomos nga mielli i thekrës ose mielli integral

mishin e kuq të freskët pa yndyrë, peshkun, mishin e pulës dhe të ngjashme

qumësht dhe produkte të tij (djath, kos, gjizë etj.) me yndyrë të reduktuar

ujin në vend të të gjtha pijeve

sa më pak yndyrë shtazore, përdorni vajrat bimore si vaj ulliri ose vaj misri

sasi të pakta të ushqimeve të cilat kanë sheqerna dhe sa më pak kripë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)