09 Janar 2025

Sadiku në konferencën e Regjionit Umbria me vendet e Ballkanit

Perugja, 7 dhjetor - Një delegacion i Kosovës i udhëhequr nga Zёvendёsministri i Shёndetёsisë Izet Sadiku po merr pjesë nё Konferencën e Regjionit Umbria me vendet e Ballkanit Perëndimor e cila po mbahet nё Perugja tё Italisë.

Qëllimi i kësaj Konference është ofrimi i bashkëpunimit  të vendeve pjesëmarrëse me Regjionin e Umbrias, qё njihet një nga regjionet mё tё pasura nё Itali.

Zёvendёsministri Sadiku gjatë takimeve tё konferencës ka shprehur gatishmërinë e Shtetit tё Kosovës pёr tё bashkëpunuar me regjionin e Umbrias nё forma tё ndryshme.

Poashtu, Zv/ministri Sadiku në takim me pёrfaqёsuesin e Kryetarit tё Umbrias, z. Giamiero Rasimelli ka diskutuar Marrëveshjën e Bashkёpunimit, e cila do tё përfshijë  shёndetёsinë, bujqёsinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturёn.

Z. Rasimelli e njoftoi  Zv/ministrin Sadiku pёr gatishmërinë e Regjionit tё Umbrias pёr tё vazhduar dhe thelluar bashkёpunimin, me theks të veçantë u diskutuan format e bashkëpunimit nё fushën e hemato-onkologjike, dhe endokrinologjike ku si shembull u përmend modeli i Shqipёrisё dhe format e bashkëpunimit qё ka ky regjion me Shqipërinë.

Zv/ministri Sadiku bisedoi edhe me pёrfaqёsuesit e Shoqatёs sё Hemoflikёve tё Botёs, me seli nё Perugja, tё cilёt shprehen gatishmёrinë e trajnimit tё stafit  tё Klinikёs sё hematologjisё së QKUK-së dhe ofrimin e  Faktorit VIII të kuagulimit, në formë donacionit për pacientët në nevojë.

Ndërsa, gjatё ditёs sё sotme Zv/ministri  Sadiku do tё vizitojë Spitalin e Perugjas pёr tё biseduar pёr fushat e bashkëpunimit me kёtё Qendër Spitalore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)