RrGGK i ofron MSH-së projekt për kujdes shëndetësorë të grave
Gjatë takimit, RrGGK ofrojë një projekt-hulumtues për MSh-në, i cili do të evidentonte nevojat e grave për kujdes cilësor shëndetësorë.
Ministri Rrahmani ka njoftuar RrGGK, për projektet që janë duke u realizuar në bashkëpunim me donatorët e MSh-së, e ku për qëllim kanë përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke i dhënë theks të veçantë ndërtimit të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, i cili do të jetë indikatorë i rëndësishëm i përmirësimit të ndjeshëm të kujdesit shëndetësorë për nëna dhe fëmijë.
Ministri Rrahmani mirëpriti iniciativën e RrGGK për hulumtimin e nevojave të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësorë te gratë, me çrast i ka ofruar RrGGK edhe Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila do të lehtësonte realizimin e këtij projekti.
RrGGK ka falënderuar Ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur propozim-projektin, duke theksuar se të dhënat e hulumtimit të projektit, do të ndihmojnë MSh-në, të përmirësojë qasjen në kujdesin shëndetësor cilësor për nëna dhe fëmijë.