Rrahmani takohet me Presidentin e Asociacionit Botëror të Mjekëve
Prishtinë, 26 maj - Gjatë vizitës në Gjermani, ku me ftesë të Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr. Frank Ulrich Montgomery po merr pjesë në Asamblenë e 119-të të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë në Hamburg, Ministri Imet Rrahmani është takuar me Presidentin e Asociacionit të Mjekëve Botëror, Michael Marmot.
Gjatë këtij takimi, Ministri Rrahmani dhe Presidenti i Marmot kanë biseduar për bashkëpunimin midis Asociacionit të Mjekëve Botëror me shoqatat profesionale të profesionistëve shëndetësor të Kosovës dhe Odën e Mjekëve.
Gjithashtu, Ministri Rrahmani ka kërkuar përkrahjen e Presidentit Marmot për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar shëndetësor.
Në takim është biseduar edhe për mundësinë që një delegacion i lartë i Asociacionit të Mjekëve Botëror të vizitojë Kosovën dhe të shoh mundësitë konkrete të bashkëpunimit.