05 Janar 2025

Rrahmani përzgjedh anëtarët e rinj pa u shkarkuar Bordi i SHSKUK

Prishtinë, 20 janar - Anëtaret e Bordit Drejtues të SHSKUK-së e kanë kuptuar prej medieve se më mund të mos e mbikëqyrin atë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani përmes prononcimeve publike ka bërë të ditur që ata do të jenë pjesë e Bordit vetëm deri në mbledhjen e parë të Qeverisë se Kosovës.

Është shprehur i bindur që në këtë mbledhje do të shkarkohet Bordi i vjetër dhe do të emërohet i riu, shkruan sot Koha Ditore.

Përbërja e të riut, sipas burimeve të gazetës, do ketë kryesisht anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Propozimi për Bord me këta emra sipas deputetes se PDK-së, Flora Brovina nuk mund të kalojë lehtë në Qeveri pasi që sipas saj Bordi Drejtues nuk ka nevojë për politizim të mëtutjeshëm.

Përveç zëvendësimit të Bordit, Rrahmani ka paralajmëruar mundësinë që edhe drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj të mos jetë edhe gjatë në pozitën që e ka.

Gjocaj në anën tjetër deklarimet e tilla të ministrit i ka konsideruar “deklarata përtej kompetencave të ministrit”. Ai është shprehur i bindur se as Bordi aktual e as i riu nuk mund ta largojnë nga pozita e drejtorit pa ia dokumentuar shkeljet e supozuara.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)