Rrahmani dhe Omar Gad diskutojnë për projekte të përbashkta
Prishtinë, 19 janar - inistri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takimin shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad.
Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë midis Ministrisë dhe UNICEF-it në Kosovë në realizimin e shumë projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore.
Ministri Rrahmani dhe znj. Gad biseduan në mënyrë të veçantë për projektin e vizitave shëndetësore shtëpiake që pas disa komunave në Dukagjin do të shtrihet edhe në rajonin e Gjilanit; projektin për realizimin e objektivave të Mijëvjeçarit që lidhen me shëndetësinë dhe projektet e përbashkëta që Ministria dhe UNICEF-i do ti realizojnë gjatë vitit 2016 dhe vitit 2017.
Ministri Rrahmani siguroi shefen e UNICEF-it në Kosovë se kjo ministri do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit, që deri tash ka rezultuar shumë i suksesshëm, ndërkohë që shefja e UNICEF-it tha se kjo organizatë do të vazhdojë ta mbështes shëndetësinë kosovare në përmbushjen e objektivave të saj që synim kanë përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.