Rrahmani dhe Kamberi-Hoxha bisedojnë për sigurimet shëndetësore
Prishtinë, 16 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Valbona Kamberi - Hoxha, të shoqëruar nga Nënkryetari Shaban Tasholli.
Në takim u bisedua për gjendjen e shëndetësisë në përgjithësi me theks të veçantë për sigurimet shëndetësore.
Ministri Rrahmani ka njoftuar Sindikatën e Policisë për punën që është duke u bërë në përgjithësi në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në vend.
Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme të filloj brenda këtij viti me mbledhjen e premiumeve për sigurimin shëndetësor, dhe se me krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të rriten edhe kapacitetet profesionale dhe infrastrukturore në shëndetësi që do të reflektojnë në cilësinë më të mirë të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, tha ministri Rrahmani.
Përfaqësuesit e Sindikatës kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin mes MSh-së dhe Sindikatës së Policisë dhe kanë mirëpritur lajmin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor gjatë këtij viti, duke ofruar përkrahje në këtë aspekt me propozime konkrete për fuqizimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.