09 Janar 2025

Rrahmani dhe Chabert diskutojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë,  Didier Chabert me të cilin biseduan për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadorin Chabert me procesin e zhvillimit të reformave në shëndetësi duke nisur nga sigurimet shëndetësore, Sistemi i Informimit Shëndetësor, bartjen e kompetencave te Odat e Profesionistëve Shëndetësor, riorganizimi i strukturës së sistemit shëndetësor,   Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare si dhe hapjen e shërbimeve të reja dhe ngritjen në vazhdimësi të infrastrukturës.

Ministri Rrahmani ka theksuar se kontributi i partnerëve dhe donatorëve ka qenë i madh në përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë mes, mirëpreti zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Republikën e Francës në shëndetësi.

Ambasadori Chabert tha se javën që vjen, një delegacion i ekspertëve të fushave të mjekësisë nga Universiteti i Lionit II do të vijnë në Prishtinë për të vendosur bazat e një bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë dhe sistemin shëndetësor, në tre drejtime: në fushën e hulumtimeve dhe doktoratave shkencore; në fushën e këmbimit të studenteve midis Prishtinës e Lionit dhe në fushën e këmbimit të profesorëve midis dy universiteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)