08 Janar 2025

Rrahmani dhe Avokati i Popullit bisedojnë për të drejtat e njeriut

Prishtinë, 19 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, të shoqëruar edhe nga zyrtarë të UNFPA-së në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin dhe koordinimin midis MSh-së, institucionit të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera në rrafshin e realizmit të drejtave të qytetarëve brenda sektorit shëndetësor dhe sektorëve të tjerë.

Në mënyrë të veçantë është diskutur për të drejtat e njeriut në rrafshin e shëndetit riprodhues, me ç’rast institucioni i Avokatit të Popullit, mbështetur nga UNFPA dhe MSh, pritet të realizojë një hulumtim rreth nivelit të respektimit të këtyre të drejtave gjatë ofrimit të shërbimeve të kësaj fushe shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka shprehur gatishmërinë që me transparencë të plotë të bashkëpunohet në këtë drejtim, ndërkohë që Avokatin e Popullit e ka informuar edhe për aspekte të ndryshme të shëndetësisë në Kosovë.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit ka shprehur falënderim për gatishmërinë e Ministrisë për bashkëpunim dhe ka vlerësuar se raportet lidhur me aspekte të ndryshme të realizimit të drejtave të njeriut, jo vetëm në rrafshin shëndetësor, por edhe në rrafshët e tjera, do t’i ndihmojnë institucionet në përmirësimin e qasjes ndaj të drejtave të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)