Rrahmani bisedon me të rinjtë e KREK-ut
Prishtinë, 17 qershor- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Avdullah Hasani, të cilët i dorëzuan Ministrit Rezolutën që është miratuar nga ana e delegatëve të Konventës Evropianët e rinj me disa kërkesa dhe nevoja të rinjve kosovarë.
Ministri Rrahmani ka mirëpritur angazhimet e KREK-ut për të fuqizuar rolin e të rinjve në shoqërinë Kosovare, ndërkohë që ka theksuar se ky Këshill dhe MSH-ja do të mund të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin kundër duhanit, edukimin dhe promovimin shëndetësor, etj.
Kryetari i KREK-ut, Avdullah Hasani, ka thënë që bashkëpunimi do të zhvillohet në fushat me interes për shëndetin e të rinjve dhe ka vlerësuar gatishmërinë e Ministrit Rrahmani që të trajtojë bashkë kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar institucioneve, në këtë rast edhe MSH-së që dalin nga Rezoluta.
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) më 31 maj dhe 1 e 2 qershor ka mbajtur konventën Evropianët e rinj, me pjesëmarrje të 1800 të rinjve të cilët kanë miratuar tri Rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.