06 Janar 2025

QKUK anulon tenderin që dyshohej se e ka kurdisur

Prishtinë, 24 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka pranuar se hapja e tenderit “Furnizim me material harxhues për Ortopedi” është shoqëruar me parregullsi.

Dyshimet se ky institucion e ka kurdisur këtë tender për një kompani të caktuar kanë detyruar drejtorin e përgjithshëm, Curr Gjocaj, që të marrë vendim për anulimin e këtij procesi të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Anulimi i tenderit është bërë gjashtë ditë pasi gazeta ka raportuar se në këtë tender QKUK-ja e ka favorizuar një kompani private. Në tenderin “Furnizim me material harxhues për Ortopedi”, QKUK-ja ka vendosur specifika që janë identike sikurse të produkteve të prodhuesit “Smith&Nephew”, të cilën në Kosovë e përfaqëson kompania “Layo”.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)