05 Janar 2025

QKUK, 808 raste të reja me kancer vetëm në 2015

Prishtinë, 20 janar - Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në vitin 2015 ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluar,  me një rritje të lehtë, kjo për shkak  të vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve. 

Nga rastet e përgjithshme, 204 rate ishin me sëmundje malinje të  gjirit, 152 mushkërive, 155 traktit gastrointestinal,166 urogjenital dhe gjinekologjike, 131 kokë-qafë, indet e buta, sistemi nervor qendror dhe të tjera. 

Sa i përket shërbimit të kimioterapisë janë trajtuar  120-210 pacientë në ditë,  asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi.

Sa i përket furnizimi me citostatikë,  85-92% të nevojave  për citostatikë nga lista esenciale kanë qenë të mbuluara.

Klinika e Onkologjisë  në vitin 2015,  ka ofruar edhe 100 349 shërbime mjekësore,  27 932 kontrolle, 19 011 aplikime të mjekimit venoz, 15 319 kimioterapi të aplikuara.

Në shërbimin e Radioterapisë aparatura  ka qenë në funksion gjatë gjithë vitit, ka pasur  vetëm 4 raste të udhëzuara për trajtim jashtë vendit me radioterapi-bëhej fjalë për pacientë fëmijë që kishin nevojë për radioterapi specifike Cyber Knife dhe Stereotaxis.

Lista e pritjes  është   2-3 javë për rastet kurative, 1 javë për rastet paliative, përderisa rastet urgjente trajtohen brenda ditës. 

Ka pasur  15 793 seanca të radioterapisë (kurativ dhe paliativ) për pacientë Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe pjesa veriore e Shqipërisë, echodiagnostika e gjirit me  1010 raste.  

Duke u bazuar në statistikat e mësipërme të cilat janë nxjerrë nga raporti përfundimtar i punës për vitin 2015 del se:

Klinika e Onkologjisë punon me kapacitet të plotë dhe ofron shërbimin e plotë për të gjitha rastet dhe për të gjithë qytetarët e Kosovë,  pra 4 863 konsulta janë realizuar me tepër,  krahasuar me vitin 2013. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)