Qeveria ndan 34 mijë euro për shërimin e deputeti Bardhyl Meta
Prishtinë, 7 dhjetor - Po ashtu, Qeveria e Kosovës, ndau mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për shërim. Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi tha se Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga deputeti Bardhyl Meta, i cili është për shërim jashtë vendit, në Gjermani dhe i cili ka nevojë për mbulimin e shpenzimeve në shumën prej 34 mijë e 204 euro.
Në koordinim të plotë edhe me Kryeministrin dhe me ministrin e Financave jemi pajtuar që të ndajmë këtë pjesë.
Kryeministri Mustafa lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve financiare tha se vetëm tju informoj se për deputetin Meta, Ministria e Shëndetësisë, e ka ndarë një shumë.
Ai ju ka nënshtruar një operacioni, duhen edhe mjete tjera për arsye se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe për këtë arsye ne tani e kemi marrë kërkesën meqenëse është fjala për një deputet që ta japim edhe kontributin tonë si Qeveri.