08 Janar 2025

Qeveria miratoi fillimin e Sigurimeve Shëndetësore nga 1 janari 2017

Prishtinë, 10 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendimin që fillimi i mbledhjes së premiumeve për sigurimin e obligueshëm shëndetësor nga të punësuarit dhe punëdhënësit në sektorin publik, privat dhe publiko privat në Republikën e Kosovës, të fillojë më 1 janar 2017.

Ky vendim i Qeverisë vie pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte kërkuar që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, që është i përcaktuar në Ligjin nr. 04-L-249 për Sigurime Shëndetësore, pas plotësimit të parakushteve për zbatimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm.

Duke pas parasysh, se në programin e Qeverisë së Kosovës 2015-2018, shëndetësia radhitet si prioritet, në kuadër të realizimit të këtij prioriteti, krahas implementimit të reformës në shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi dhe intensivisht ka punuar në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe teknike për fillimin e mbledhjes së premiumeve, detyrim ky i definuar me Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Fillimi i mbledhjes së premiumeve do të bëhet nga data 1 janar 2017.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)