Qendrat e Mjekësisë Familjare kryejnë ndërhyrje kirurgjikale
Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe shtimit të shërbimeve, punëtorët shëndetsor nga secila Qendër e Mjekësisë familjare, janë përzgjedhur për të ndjekur trajnimet për kirurgji të vogël dhe për Diabetin.
Kjo në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve të Komunës së Prishtinës dhe në funksion të uljes së fluksit të pacientëve në drejtim të Qendrës Klinike Universitare.
Edukimi i vazhdueshëm profesional do të vazhdojë akoma edhe në fusha të tjera në mënyrë që të gjitha shërbimet e ofruara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare të jenë të një niveli të lartë dhe sa më profesional.
Me këtë rast falenderojmë drejtorin e SHSKUK Dr.Curr Gjocaj dhe Kryetarin e Bordit Dr.Shemsi Veselin për bashkëpunimin.
Gjithashtu falenderojmë, Drejtoreshën e Klinikës Endokrinologjike Dr.Drita Mekuli dhe Drejtorin e Emergjencës Dr.Basri Lenjani, për ofrimin e kushteve dhe resurseve në QKUK dhe impenjimin e tyre në këtë bashkëpunim.