06 Janar 2025

Qendra për Kujdesin e Nënës dhe Fëmijës pa përkrahje institucionale

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me rastin e festës së nënave, 8 Marsin, sot vizitoi ‘Qendrën për Kujdesin ndaj Nënës dhe Fëmijës’ në Prishtinë.

Ai u takua me udhëheqësen e kësaj Qendre Flora Brovina dhe personelin që përkujdeset dhe menaxhon këtë institucion, të vetmin që merret me përkujdesin e fëmijëve bonjakë dhe rehabilitimin e grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.

Ministri Abrashi u njoftua nga afër me gjendjen dhe kushtet me të cilat ballafaqohet kjo Qendër. Ata e informuan Abrashi, se kjo Qendër vepron në kushte tejet të rënda, dhe përveç një mbështetje modeste ndërkombëtare, deri tani nuk gëzon ndonjë përkrahje institucionale.

Abrashi i falënderoi për pritjen dhe u zotua se do të shqyrtohen mundësitë për të ofruar një përkrahje nga MPMS, si për stafin e Qendrës, po ashtu edhe për statusin, si dhe personat që trajton kjo qendër rehabilituese.

Ministri Abrashi, i informoi ata për procesin që është në përfundim e sipër për kompensimin e viktimave të dhunuara të luftës.

“Përgatitjet teknike dhe ligjore janë në fazën e fundit dhe brenda një kohe të shkurtër do të fillojmë me pranimin e aplikacioneve të para, për rehabilitimin e kësaj kategorie shumë të përvuajtur në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë ministi Abrashi.

Me rastin e kësaj vizite, fëmijët e strehuar në këtë Qendër dhanë një program modest artistik, për nderë të festës ndërkombëtare të nënave, 8 Marsin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)