Punëtorët fajësojnë mediat për gjendjen e keqe të shëndetësisë
Prishtinë, 23 nëntor - Punëtorët Shëndetësorë prej së premtes kanë marrë vendim të ndërpresin komunikimin me media.
Kjo është bërë e ditur përmes një letre të hapur të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, përmes kësaj letre, ka akuzuar mediat për shkatërrimin e shëndetësisë publike.
Ai madje ka thënë se mediat dhe gazetarët po mbështeten nga kriminelet për raportimet që po i bëjnë.
Një qasje të tillë të punëtorëve shëndetësorë e kanë quajtur të gabuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani.
/Koha Ditore/