05 Janar 2025

Provat për ryshfet në rastin “Stenta” u gjetën tek kompjuterët e spitalit privat

Prishtinë, 29 janar - Evidencat që i ka mbajtur Spitali Turk i Zemrës (IMH) për të gjithë mjekët që i kanë referuar pacientët në shkëmbim të parave nga spitalet publike në këtë institucion, prokuroria i ka marrë si bazë për zgjerimin e hetimeve në rastin “Stenta”.

Janë mbi 110 mjekë, të cilët po hetohen për disa vepra penale, ndër to edhe marrje ryshfeti për referim të pacientëve në spitale private, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i ka thënë gazetës se arsyeja pse janë zgjeruar hetimet janë provat që kanë hasur në kompjuterët e konfiskuar të spitalit IMH.

Sipas këtij burimi, ky spital i ka evidencuar të dhënat për secilin mjek, me emër, datë të referimit dhe shumën e parave sa ua ka borxh spitali.

“Ata i kanë mbajtur listat në kompjuterët e punës për secilin mjek. Kur janë konfiskuar kompjuterët, prokuroria e ka gjetur këtë listë. Dhe në këto të dhëna është bazuar kur i ka zgjeruar hetimet”, ka thënë burimi, që deshi të mbetet anonim.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)