Promovohet Libri i Xhepit Kujdesi spitalor për fëmijë
Prishtinë, 3 qershor - Ministria e Shëndetësisë organizon sot punëtorinë për promovimin e Librit të Xhepit të OBSh-së Kujdesi spitalor për fëmijë dhe shpërndarjen e Kartës së të Ddejtave të fëmijëve në spitale.
Punëtoria i dedikohet në mënyrë primare promovimit dhe përdorimit të Librit të Xhepit të OBSh-së Kujdesi spitalor për fëmijë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i përshtatur për kontekstin Kosovarë nga grupi i ekspertëve vendor të pediatrisë.
Në punëtori janë të ftuar dhe do të marrin pjesë pediatrit nga Klinika e Pediatrisë e QKUKsë dhe të gjitha Spitalet Rajonale të Kosovës.
Krahas demonstrimit grupor të aplikimit praktikë të Librit të Xhepit dhe shpërndarjes së Kartës së të drejtave të fëmijëve në spitale për të gjitha spitalet në fund të punëtorisë pritet që secili institucion të zhvillojë një Plan veprimi për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore spitalore për fëmijë.
Punëtoria do të bëhet sot në hotel Emerald, duke filluar nga ora 9:30.